Këshilltarja politike e Kryeministrit të Republikës së Kosovës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Ardita Sinani ka reaguar ndaj kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi i cili kërkoi dorëheqjen e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci pas rezultateve të Kosovës në testin PISA.
Me anë të një postimi në Facebook, Sinani ka thënë për Arifin se në vend që të bëhet gati për zgjehdjet e 17 dhjetorit po i bën opozitë Qeverisë së Kosovës e cila, siç shprehet ajo, ia ka siguruar librat në shqip nxënësve në Preshevë, shkruan Arbresh.info.
“Shqiprim Arifi në vend se të bëhet gati për zgjedhjet e 17 dhjetorit e të bëjë fushatë në mbështetje të kandidatëve shqiptarëve për rezultat sa më të favorshëm kombëtar përballë Beogradit që shtypë e diskriminon shqiptarët në vazhdimësi, paska gjetur kohë që t’i bëjë opozitë Qeverisë së Republikës së Kosovës në Prishtinë.”, u shpreh ajo.
“Qeverisë dhe ministres që ia ka siguruar librat në shqip nxënësve parashkollorë dhe fillorë në Luginën e Preshevës.”, përfundoi ajo.
Ndryshe, sot janë publikuar rezultatet e testit PISA ku Kosova është renditur pothuajse në vendet e fundit në rezultatet e testit të PISA-s për vitin 2022.
Kosova ka zënë vendin e 78-të nga 80 shtete pjesëmarrëse, pra ka rënie nga viti 2018 për 11 pikë.
Vendi ka zënë pozitën e 76-të për lexim, 77-të për shkencë si dhe pozitën e 74-të për matematikë./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Rezultatet e testit PISA, Arifi kërkon dorëheqjen e Nagavcit
Kosova pothuajse “në fund të pusit”, publikohen rezultatet e testit PISA
Hovenier përfundon mandatin: Po largohem si një mik i fortë ...
KOSTT: Nuk ka mungesë të energjisë elektrike, ka vetëm ngark...
Gjendet pa shenja jetë një grua në Shtërpcë
Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Edmond Lajçi dënohet me burgim të...
Vendoset gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjar...
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...