Arifi ia kujton Vuçiqit marrëveshjen që Serbia s’e zbaton qe 1720 ditë

16:48 | 27 Maj 2018
M. A.

Shefi i delegacionit të Kosovës për bisedime me Serbinë në Bruksel, Avni Arifi, ka përmendur marrëveshjen për energjinë të nënshkruar në Bruksel, të cilën Serbia nuk e zbaton.

“Me 8 shtator 2013 është nënshkruar marrëveshja për energjinë në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”, ka thënë Arifi.

“Me ja kujtu Presidentit Serb se kjo d.m.th qe 1720 ditë shteti Serb ka nënshkruar implementimin por kurrë nuk e ka zbatuar. Të prekshme fjalimet e z. Vuçiq për besim”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme