Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johanes Hahn, deklaroi se ka ofruar zgjidhje për çështjen e tregtisë mes Beogradit dhe Prishtinë dhe se po pret përgjigjen nga presidentët e Kosovës dhe Serbisë.
Hahn ka shpërfillur Qeverinë e Kosovës, që vendosi taksën 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.
Por shefi i kabinetit të kryeministrit, Avni Arifi ka thënë se Presidenti i vendit nuk pyetet fare për taksën. Sipas tij pushtetet janë të ndara dhe Qeveria nuk ndryshon mendimin.
“Nuk ka asnjë ndryshim ne qëndrimet e Qeverisë. Në Kosovë nuk vendos Presidenti por Qeveria”, ka thënë Arifi për Periskopin, i pyetur rreth shpërfilljes që Hahn ia ka bërë Qeverisë duke lënë në dorë të presidentit fatin e taksës.
Qeveria ka deklaruar se nuk do të heqë taksën deri në njohjen nga ana e Serbisë.
Komisionari Hahn, në një intervistë për televizionin N1, ka thënë se në Forumin Ekonomik të Davosit, ka biseduar me presidentët Thaçi dhe Vuçiq dhe se në detaje i ka njoftuar me propozimin e tij.
“Propozova që të bashkërendohen të gjitha çështjet përkatëse tregtare që kanë të bëjnë me Serbinë dhe Kosovën. Unë jam i gatshëm që ta drejtoj këtë bisedë dhe kjo do të ishte bazë për të supozuar që është i mundur vazhdimi i dialogut i ndërmjetësuar nga Përfaqësuesja e Lartë, Federica Mogherini “, tha Hahn.
Komisionari Hahn në këtë intervistë tha gjithashtu se Thaçi dhe Vuçiq e kuptuan propozimin e tij dhe ditëve në vazhdim pret përgjigjen e tyre pozitive.
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...