Google ADS

Arifi: Hamza kundërshtar i fortë i Kurtit

18:31 | 28 Mars 2024
E.G

Se a e sheh kryeministri aktual, si kundërshtar të fortë, Bedri Hamzën, analisti Dritero Arifi mendon se Kurti thellë në brendësi e sheh si kundërshtar të tij.

“Mendoj, që Kurti e cilëson si kundërshtar të fortë, sepse thellë në brendës të tij e dinë,  ai është një profesionist i jashtëzakonshëm  por në publik ai do të sillet kinse është i pamposhtur”, thotë  ai.

Sipas tij, për momentin nuk mund të jepet një përgjigje e saktë se a mundet PDK-ja me Bedri Hamzën ta mposht Albin Kurtin, por që është i sigurt që PDK do e zbeh  jashtëzakonisht shumë fuqinë e Vetëvendosjes dhe për këtë ai shprehet i  sigurt.

“Sepse duhet kuptuar se Bedri Hamza përfaqëson një politikan jo të zakonshëm, por më shumë përfaqëson një njeri profesionist  dhe i cilit një farë mënyre qytetarët e Kosovës i besojnë për shkak të angazhimit ë tij profesional dhe kjo mund të jetë një politikë kthesë e cila do ta dëmtojë jashtëzakonisht shumë Vetëvendosjen gjatë rrugëtimit”, shprehet Arifi.

Ai pohon se ende ka kohë deri në zgjedhje dhe se  mund të ndodhin shumë gjëra.

Por, ajo që e beson është se roli i Lëvizjes Vetëvendosje do të dobësohet jashtëzakonisht në garën e Bedri Hamzës  për kryeministër.

Ndryshe, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi  të mërkurën në një konferencë për media, njoftoi se Bedri Hamza do të jetë kandidat i PDK-së për kryeministër të Republikës së Kosovës.

Krasniqi, dje u shpreh se Hamza është njeriu i duhur për këtë pozitë dhe për kohën në të cilën po kalon Kosova, andaj edhe i ka kërkuar që të marrë këtë përgjegjësi.

Madje kreu i PDK-së propozoi 9 qershorin e këtij viti për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

Lajmin për kandidaturën e Bedri Hamzës e  mirëpriti edhe nënkryetarja e kësaj partie, Vlora Çitaku, e cila tha se është krenare me familjen politike të cilës i takon, derisa tha se për Bedri Hamzën flet puna dhe angazhimi i tij./Arbresh.info/Kujtesë Berisha/

Të ngjashme