Google ADS

Arifi: Më 26 shkurt diskutohen ngecjet në realizimin e marrëveshjeve të arritura

13:43 | 20 Shkurt 2018
Arbresh.info

Shefi i negociatave me Serbinë, Avni Arifi ka deklaruar sot se në takimin e radhës që do të mbahet më 26 shkurt në Bruksel mes ekipit të Kosovës dhe Serbisë do diskutohet implementimi i marrëveshjeve të arritura por që kanë ngecur në implementim.

Sipas tij, në shumicën e marrëveshjeve, Kosova i ka kryer obligimet e veta duke zbatuar marrëveshjet që janë arritur mes dy vendeve, shkruan Arbresh.info.

“Me 26 e kemi takimin e radhës do të bisedohet për implementimin e marrëveshjeve të arritura por që ka ngecje në implementim. Në shumicën e marrëveshjeve Kosova i ka kryer obligimet e veta, secila marrëveshje është me rëndësi të implementohet. Disa marrëveshje si tabelat e veturave kemi qenë edhe ne fajtorë sepse tenderi ka qenë i vonuar. Secila marrëveshje është e rëndësishme dhe ne si Qeveri e si grup konsiderojmë se marrëveshjet e arritura duhet të implementohen”, ka thënë Arifi gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij synohet përmbyllja e dialogut dhe përgatitja e bazës për arritjen e marrëveshjes përfundimtare./Arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1698022606929491/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme