Ardian Arifaj, këshilltar i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se themelimi i Komisionit për të Vërtetën dhe për Pajtim, i ideuar nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka qëllim që të arrihet deri tek e vërteta.
“Është komision për të vërtetën. Duhet që të merren të dhënat për viktimat e luftës. Ky komision nuk do ta zëvendësojë drejtësinë. Në fund synojmë që të ndërtohet një narracion për ata. Është koha e duhur për të pajtuar”, ka thënë Arifaj për RTK.
Sipas tij qëllimi është që të kemi pajtim të brendshëm në Kosovë, jo me Serbinë.
“Me Serbinë Kosova është duke biseduar në Bruksel. E para është që duhet të arrijmë deri tek e vërteta. Familjarët e të pagjeturve, shoqatat e tyre, kanë qenë të parët që kanë dhënë idenë për këtë komision. Ata kanë dhimbjen e përbashkët dhe qëllimin e përbashkët. Ata më shumë se kushdo tjetër janë të interesuar të dinë se çka ka ndodhur më familjarët e tyre”, ka thënë ai.
Arifaj ka thënë se duhet që të dimë të vërtetën dhe të pranohet e vërteta nga të gjitha komunitetet.
“Ky do të jetë një institucion i qytetarëve të Kosovës, që do t’i raportojë vet qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Arifaj.
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...