Gjyqi i Nderit, në kuadër të Odës së Farmacistëve të Kosovës, e ka konsideruar të jashtëligjshëm vendimin për mocionin e mosbesimit të kuvendit të kësaj ode për shkarkimin e kryetarit, Arianit Jakupi.
Këtë e bëri të ditur vet Jakupi, i cili ka thënë se ankesa e tij është aprovuar dhe se votimi i delegatëve llogaritet në shkelje statutare dhe ligjore nga Gjyqi i Nderit.
“Dua të falënderoj të gjithë kolegët dhe miqtë që i kanë besuar punës time të drejtë. Por edhe të gjithë strukturës së OFK-ës, edhe nga mandati i kaluar, por edhe në këtë mandat. Gjithashtu, dua të falënderoj anëtarët e Gjyqit të Nderit për vendim të paanshëm dhe profesional lidhur me çështjen për të cilën kam bërë ankesën”, ka thënë Jakupi, përcjell arbresh.info.
Nga ky vendim i Gjyqit të Nderit i bie se Jakupi do të jetë sërish kryetar i OFK-ës.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...