Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka thënë se Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike nuk janë në dijeni për numrin e saktë të të infektuarve me Covid-19 në Mitrovicën e Veriut.
Njoftimet e djeshme tregojnë funksionimin paralel dhe ndërhyrjen e Serbisë në sistemin shëndetësor në Kosovë. Komunat në atë rajon të Kosovës nuk janë duke i raportuar të dhënat për rastet e të prekurve me Covid-19 te Ministria ose Institutim përderisa dihet se ligjërisht të vetmet organe shtetërore që duhet të kenë kompetencë për të vepruar në atë pjesë janë Ministria dhe Instituti.
Postimi i saj i plotë:
Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës janë institucionet e vetme për të komunikuar dhe të lëshuar njoftime të sakta dhe valide në lidhje me të infektuarit me Covid-19 në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Ndërsa, kjo nuk aplikohet kur është në pyetje veriu i Mitrovicës!
Jo më larg se dje, dy kryetarët e komunave të Mitrovicës (Agim Bahtiri dhe Goran Rakiq) mbajtën konferencë duke treguar situatën aktuale në lidhje me pandeminë. Z. Rakiq, tregoi se numri i të infektuarve me Covid-19 në pjesën veriore është 17 dhe janë mbi 200 qytetarë të izoluar. Përderisa nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Ministria për këtë numër të të infektuarve, si institucioni i vetëm që e ushtron mbikëqyrjen ligjore dhe profesionale në tërë sistemin shëndetësor të Kosovës.
Shtrohen disa pyetje thelbësore:
1. Si ka mundësi që për numrin e të infektuarve në Komunën e Mitrovicës së Veriut të mos jetë në dijeni Ministria e Shëndetësisë, ndërsa kryetari i saj të tregojë numrin e të infektuarve dhe numrin e të izoluarve?
2. A ka marrë vendim Ministri për izolimin e këtyre banorëve në ndonjë lokalitet në veriun e Mitrovicës?
3. Në cilin institut janë duke u kryer analizat e mostrave nga të infektuarit në këtë komunë të Kosovës?
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...
Rrustem Alia jep dorëheqje nga posti i presidentit të Suhare...