Djali i Nexhat Dacit, i cili humbi jetën sot në Brezovicë, ishte i apasionuar pas skijimit dhe sporteve të rrezikshme. Në profilin e tij në Fb, ai ka të publikuara foto nëpër vende të rrezikshme ku skijonte. ishte i lindur në vitin 1979 ndërsa pas vetes ka lënë gruan dhe dy fëmijët.
Arian Daci, djali i Nexhat Dacit, ka vdekur sot pas një aksidenti që ka pasur në Brezovicë.
4o vjeçari ishte i shkolluar për farmaci derisa në Prishtinë njihej si djalë modest. Kishte punuar për një kohë në një kompani të sigurimeve.
“Daci jonë, ti shkove e neve zemrën na theve, njeri ma i omël edhe ma i nalun në botë. Te don Batoni me zemër”, ka shkruar në Fb, një shok i Arian Dacit, posa ka marrë lajmin për vdekjen e tij.
Ariani ishte emëruar Zëvendësministër i Diasporës në Qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj. Ky i fundit i ka shprehur ngushëllime Familjes Daci posa ka marrë lajmin për vdekjen e Arianit.
Djali i Nexhat Dacit ishte i apasionuar pas skijimit dhe sporteve të rrezikshme.
Në profilin e tij në Fb, Ariani ka shumicën e fotove nga terrenet e rrezikshme të skijimit.
Xhaka është zgjedhur për të tretën herë “Futbollisti më i mi...
“Koalicioni jonë e kalon 20% – Secila parti opozitare e kalo...
Gjykatësja në SHBA i hap rrugën publikimit të raportit të Pr...
Kusari-Lila: Do të vazhdojmë të ndërtojmë një qeverisje që v...
ZYRTARE: Arijon Ibrahimović transferohet tek Lazio
Driloni thotë se nëse do e ketë partnere Sarën, do t’i pengo...