Buka dhe drithërat më së shumti kontribuuan në rritjen e çmimeve në muajin nëntor në krahasim me një muaj më parë.
Sipas njoftimit të ASK-së, këto çmime janë më të shtrenjta edhe në raport me nëntorin e 2017-ës sikurse çmimet e perimeve dhe karburantit.
Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.7 për qind në muajin nëntor 2018, që do të thotë se indeksi i tërësishëm ishte më i lartë, duke krahasuar me muajin tetor 2018, transmeton lajmi.net.
“Kjo, kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (4.2%); qumësht, djath dhe vezë (0.6%); vajra dhe yndyra (1.1%); perime (3.5%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (1.1%); dru zjarri për ngrohje (3.6%); pajisje audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informative (1.4%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.8 për qind në IHÇK.”
Sipas ASK-së, ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupi i pemëve -4.0 për qind me një ndikim të këtij nëngrupi prej -0.1 për qind në IHÇK (Indeksi e Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit).
Tutje ASK thotë se shkalla vjetore e inflacionit e matur në muajin nëntor 2018 me muajin nëntor 2017 ishte 2.1 për qind.
Kjo, kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet bukë dhe drithëra 5.0 për qind, mish 4.6 për qind, qumësht, djath dhe vezë 1.1 për qind, perime 12.3 për qind; pije alkoolike 3.0 për qind, duhan 2.8 për qind, përdorim të pajisjeve për transportin personal 11.5 për qind-(ngritje e çmimit të naftës dhe benzinës), shërbimet për transport 6.3 për qind-(ngritje e çmimeve të biletave të transportit ajror), shërbimet hoteliere 2.3 për qind, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2.8 për qind në IHÇK.
Rënia e çmimeve te pemët për -11.8 për qind kontribuoi në neutralizimin e rritjes së çmimeve për produktet tjera.
“Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-11.8%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (-4.5%), ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (-1.4%); energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (-5.8%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.7%) në IHÇK”, thuhet më tej aty.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...