Këshilltarja politike e Kryeministrit të Republikës së Kosovës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Ardita Sinani ka uruar Shaip Kamberin për fitoren e mandatit të ri në Kuvendin e Serbisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Sinani tha se Lugina sot vendosi që të vazhdojë të dëgjohet zëri i shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë, shkruan Arbresh.info.
“Vendosi që BETEJAT e filluara t’i vazhdojë deri në luftën tonë për drejtësi, liri e barazi.”, u shpreh ajo.
Shaip Kamberi me listën “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon” ka fituar 11.500 vota, e të cilat janë të mjaftueshme për mandatin e ri në Kuvendin e Serbisë.
Ndërkohë, Alternativa Demokratike Shqiptare e Shqiprim Arifit ka marrë vetëm 1,250 vota./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...