Google ADS

Ardian Gjini vizitoi policin që u plagos gjatë aksionit në veri

15:22 | 28 Maj 2019
Arbresh.info

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka vizituar policin që u plagos sot në aksionin në veri në vendit.

Gjini përmes një postimi në facebook ka shkruar se polici, Hysen Ademi u plagos gjatë kryerës së detyrës në luftë kundër krimit, shkruan arbresh.info.

“Përderisa policët tanë duke i kryer detyrat e tyre në luftë kundër krimit të organizuar përballen me plumbat e kriminelëve të cilët i mbron shteti serb, qytetarët tanë plotësisht të pafajshëm arrestohen në Serbi”, ka shkruar ai.

I pari i Gjakovës duke i uruar shërbim të shpejt policit ka bërë thirrje që të lirohet ka kërkuar që institucionet serbe të lirojnë zyrtari i ATk-së, Marjan Gjokaj.

“Policit trim Hysen Ademi i dëshirova shërim të shpejtë dhe kthim te familja dhe detyra e tij!

Në të njëjtën kohë iu bëj thirrje para së gjithash institucioneve të BE që duke e parë gjendjen në vërtetësi të plotë, ta rrisin trysninë në shtetin serb për lirimin e menjëhershëm të qytetarit tonë Marjan Gjokaj i cili pa asnjë arsye të logjikshme po mbahet në arrest!”, ka shkruar Gjini.

Ndryshe orët e para të mëngjesit të sotëm e deri pas mesditë Policia e Kosovë ka zhvilluar një aksion në veri të kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës.

Gjatë ktij aksioni janë arrestuar 19 pjesëtarë të policisë së Kosovës dhe disa qytetarë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme