Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, rrëzimin e Qeverisë e ka quajtur kalkulim të kryeministrit tashmë në detyrë, Albin Kurti.
Sipas tij, me shkarkimin e Agim Veliut, Kurti duhet ta ketë llogaritur një situatë të tillë, ndërkaq arsyet pse ai mund të ketë dashur ta rrëzojë Qeverinë e tij, ai thotë se nuk i di.
Gjini tutje ka shtuar se Kurti ka dashur të vendosë autoritet të plotë në Qeveri, ta ulë Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe ta shkarkojë Veliun.
“Betejat politike nuk janë ndalur askund në botë. Politika nuk ndalet për shkak se nuk ka logjikë me u ndalë. Te rënia e Qeverisë, unë besoj që Kurti ose nuk ka qenë i aftë të bëjë kalkulime politike kur e ka shkarkuar Veliun, ose e ka bërë me vetëdije të plotë. Nëse ka kalkuluar saktë, atëherë e ka marrë atë çka ka dashur, nëse ka gabuar atëherë i ka bartë pasojat. Ai ka dashur edhe të vendosë autoritetin e plotë në qeveri, ta ulë LDK e ta shkarkojë Veliun”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se “shkrepësja” e rrëzimit të Qeverisë ishte shkarkimi i Agim Veliut nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme.
Sipas tij, i pari i Qeverisë në detyrë me shkarkimin e Veliut, ose ka dashur të shkaktojë krizë të brendshme ose ta rrëzojë Qeverinë.
“Në çdo konflikt ekziston diçka që e ndezë situatën. Ndezja ka qenë shkarkimi i Veliut. Unë e kam ditë që atë moment që është shkarkuar Veliu, ajo qeveri do të prishet. Kurti e ka ditur se kjo do të ndodhte. Mundet me pas shumë arsye pse Kurti e ka shkarkuar Veliun dhe e ka prishur Qeverinë. Kjo është shkrepësja e rënies së qeverisë. Kurti është dashur ta dijë që këtë kohë nuk është dashur të bie qeveria. Ose ka dashur të shkaktojë krizë ose me rënë qeveria”, ka thënë ai.
Shkon në 11 numri i të vdekurve në Magdeburg, reagon kancela...
Man United mund ta transferojë falas yllin e Barcelonës gjat...
Parashikimi i motit për vikend
Gjermani/ Një person hyn me makinë në tregun e Krishtlindjev...
FBI-ja po e heton sulmin në Ibër-Lepenc
Hovenier: Misioni si ambasador i ShBA-së në Kosovë, ishte nd...