Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, thotë se sot do të vaksinohet personeli shëndetësor dhe personat shumë të shtyrë në moshë , janë diku rreth 1 mijë e 300 apo 1 mijë e 400 doza që do të vaksinohen në këtë fazë.
“Po shpresoj se edhe kontigjentet tjera do të vijnë më shpejt, sepse është e vetmja mënyrë që të imunizohemi dhe të lirohemi edhe ne pak me lëvizje sepse kështu shumë vështirë”, deklaroi Gjini para medieve.
Gjini shpreson se do të ketë program nacional të informimit sa i përket vaksinimit, për shkak që qytetarët të jenë të informuar për vaksinimin, sidomos tash kur sipas tij ka shumë dezinformata.
I pari që mori vaksinën në këtë komunë, ishte shefi i vaksinimit, i cili theksoi se vaksinën e mori për tu bërë shembull për të tjerët./arbresh.info/
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës