Ardhja e mërgimtarëve në sezonin e verës, pritet të ndikojë në ekonominë e Kosovës, pasi që gjatë sezonës së verës shumë prej bizneseve i ngritin çmimet.
Por, se si do të jetë sezona e kësaj vere, dhe cilat janë planet e gastronomeve dhe si pritet të jenë çmimet, flet për arbresh.info Arain Vrainca, nga Shoqata e Gastronomeve të Kosovës.
Vrainca, nuk e përjashton mundësin e lëvizjes së çmimeve.
Ai thotë se, nga ardhja e diasporës, mund të ndikojë që të rritet konkurrenca mes bizneseve, dhe mund të ketë lëvizje të çmimeve.
“Nuk është një gjë që mund të paragjykohet, por gjithsesi shkaku i qarkullimeve, ardhjes së diasporës dhe përkrahjes së tyre mund të bëjë që të rritet konkurrenca mes bizneseve dhe mund të ketë lëvizje të çmimeve por nuk mund të paragjykohet se cilat do të jenë ato ose si do të jenë”, thotë ai.
Sipas tij, sezona e verës do të karakterizohet me shumë manifestime e aktivitete, duke filluar prej datës 10 korrik deri më 10 tetor.
“Gjatë kësaj periudhe do të ketë shumë aktivitete kulturore, artistike, gastronomike, dhe festivale ditore, të cilat do të organizohen në bashkëpunim me përfaqësuesit dhe personat organizativ. Kjo gjë do të vazhdojë gjatë gjithë sezonës së verës. Në këto manifestime mblidhen diku afër 100.000 njerëz nga e gjithë bota, duke përfshirë këtu edhe mbi 2000 gazetarë që do të ndjekin nga afër këto ngjarje”, thotë Vranica.
Kryetari i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit, Selatin Kaçaniku thotë se kundershtojnë çdo ngritje të çmimit të pa arsyeshëm.
“Ne kemi kundërshtuar dhe do të kundërshtojmë çdo ngritje të pa arsyeshme, çdo marrëveshje ose trukim çmimi, në veçanti ngritjen e pa arsyeshme të çmimeve”, thotë ai.
Sipas tij, ngritja e çmimeve po i prishë raportet dhe standardet tradicionale ekonomike, çmimet po ndikojnë negativisht mbi tregun vendor.
“Këto ngritje të çmimeve më së shumti po e pësojnë familja konsumatore, 30%-shi i qytetarit, familjes konsumatore që jetonin në varfëri prej të cilës një e treta jetonin në varfëri të skajshme, tanimë kanë falimentuar. Falimentimi po e rrezikon edhe shtresën e radhës. Nëse do të vazhdojë të bie aftësia blerëse e qytetarit dhe e familjes konsumatore do të ketë edhe falimentime biznesesh, thotë Kaçaniku për arbresh.info
Rreth rritjes se çmimeve, ka folur edhe ekonomisti, Mustafë Kadriaj.
Kadriaj, thotë se kërkesa është e lartë në sezonin e verës, për shkak se qytetarët interesohen më shumë që të frekuentojnë gastronominë dhe në këtë rast, kjo për gastronominë e favorizon në rritje të çmimeve.
E kur flasim për bizneset e reja që janë në numër të shumtë në Kosovë, Kadriaj tha se kuptohet që zakonisht gastronomia tenton të hap biznese gjatë sezonës së verës sepse është një mundësi e mirë.
“Në këtë kohë është më e lehtë të hyjnë në treg dhe faktikisht përveç se rritet fuqia e blerësit, mendoj që edhe diaspora si gjithmonë është ajo e cila e bënë një shtytje ekonomike. Me rastin e ardhjes së diasporës dhe bizneset e reja e gjithashtu edhe bizneset që janë tani me ardhjen e kësaj sezone tentojnë që çmimet të ngritën dhe me fitimet gjatë kësaj sezone ta kalojnë një vit të tërë”, thotë Kadrijaj.
Dihet që rritja e çmimeve në gjithë botën ka filluar nga lufta në Ukrainë, që nisi më 24 shkurt, kjo gjë ka trazuar ekonominë globale, me theks të veçantë atë të Evropës dhe ka pasur ndikim jo direkt edhe në Kosovë. Se a do të jetë kjo një arsye nga bizneset në vendin tonë për të ngritur çmimet, mbetet për tu parë./Kujtesë Berisha/arbresh.info/
Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë Memorandumin e M...
Haradinaj: Të tjerët japin grante për familjarë, ne do të ul...
Vullneti thotë se po e qetëson ezani brenda shtëpisë së Big ...
Mes shumë mungesash, Foda zgjedh 11-shen ndaj Lituanisë
Osmani e ambasadorët diskutojnë për hapat e integrimit të Ko...
“Edhe katër investime të mëdha në stadiumet e futbollit” – Ç...