Mbulimi nga mediumi arbresh.info i ngjarjes së nënshkrimit të marrëveshjes mes Presidentit të AKR-së, Behgjet Pacolli dhe koalicionit PAN ka ngjallur reagime të shumta tek mediumet.
Mediumet e ndryshme kanë reaguar lidhur me pjesëmarrjen e portalit arbresh.info në këtë ngjarje duke kërkuar shpjegime se përse ishte i pranishëm vetëm ky medium.
Kryeredaktorja e portalit arbresh.info Elvinë Sefiu, ka sqaruar qasjen e arbresh.info në këtë ngjarje për të gjithë ata që shënjuan si medium partiak.
Ajo ka thënë se arbresh.info ka kuptuar për mbajtjen e takimit dhe i ka kërkuar lejen të pranishmëve për të xhiruar në ambientet private të shtëpisë së Presidentit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.
Sipas Sefiut në videon LIVE të paraqitur nga portali arbresh.info janë liderët e partive më të mëdha si Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, dhe se pa miratimin e tyre nuk do të arrihej të bëheshin xhirimet.
Ajo ka thënë se mediet duhet të orientojnë debatin kah transparenca e këtyre akterëve për të bërë mediale atë që ka ndodhur në shtëpinë e z.Pacolli.
Ndër të tjera Sefiu ka theksuar se të gjitha mediet kanë pasur mundësinë t’i shfrytëzojnë këto xhirime, duke i falënderuar pa përjashtim për transparencën që kanë treguar në citimin e arbresh.info.
Po ashtu edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar lidhur me këtë duke thënë se Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh indinjatë të thellë me rastin e mosftimit të mediave gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit PAN – AKR.
AGK ka kërkuar angazhim më të madh të subjekteve politike, sidomos atyre që mëtojnë ardhjen në pushtet që të jenë të gatshme të ballafaqohen dhe bashkëpunojnë me gazetarët.
Statusi i plotë i kryeredaktores së portalit arbresh.info:
Çdo tentim për me paraqitë portalin arbresh.info si partiak është tejet i ulët dhe nuk i shërben luftës për të kërkuar transparencë nga qeverisja e ardhshme. Arbresh.info ka kuptuar për mbajtjen e takimit dhe i ka kërkuar lejen të pranishmëve për të xhiruar në ambientet private të shtëpisë së Presidentit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli. Siç edhe e keni parë në videon LIVE aty janë liderët e partive më të mëdha si Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, dhe normalisht se pa miratimin e tyre nuk do të arrihej të bëheshin xhirimet. Mediet duhet të orientojnë debatin kah transparenca e këtyre akterëve për të bërë mediale atë që ka ndodhur në shtëpinë e z.Pacolli. Besoj dhe jam e bindur se secilit medium që do t’i vinte kjo mundësi, do ta shfrytëzonte me idenë e të bërit transparent atë që deri më tani, çdo herë është cilësuar si “prapa dyerve të mbyllura”, sikurse e keni parë, në atë video asgjë nuk është e censuruar. Të gjitha mediet kanë patur mundësinë t’i shfrytëzojnë këto xhirime, sikurse edhe i kanë shfrytëzuar në secilin edicion të lajmeve qendrore, dhe i falënderoj pa përjashtim për transparencën që kanë treguar në citimin e arbresh.info, veçanërisht RTK-në. Prandaj ju lutem, ruani për vete komentet dhe mos u ngutni me gjykimet. Arbresh.info do të raportojë në vazhdimësi edhe pas kësaj ngjarje, për zhvillimet politike dhe çfarëdo tjetër që është në interes të qytetarëve dhe mbronë interesat e qytetarëve.
E.S
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...