Google ADS

ARBRESH.INFO shpall konkurs për gazetarë praktikantë

12:01 | 3 Qershor 2024
L G

Portali informativ “Arbresh.info” shpall konkurs për gazetarë praktikantë me pagesë.

Të interesuarat/interesuarit duhet të kenë njohuri të mirë të gjuhës shqipe në të folur dhe në të shkruar. Njohja e gjuhës angleze është përparësi. Kandidatët duhet të kenë njohuri në fushën e gazetarisë, të jenë kreativë dhe të kenë njohuri të medias online.

Përparësi kanë studentët që kanë përfunduar gazetarinë, ose janë në studime në gazetari e letërsi.

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mailin [email protected]

Konkursi do të jetë i hapur deri më dt. 16 qershor 2024, në orën 16:00.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme