Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë njofton se pas interesimit të lartë dhe regjistrimit të mbi 30 bizneseve vetëm për pak javë, në komunat Mitrovicë Veriore dhe Leposaviq, është nënshkruar marrëveshja për hapjen e zyrave të Agjencisë Për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) edhe me komunat Zubin Potok dhe Zveçan.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari priti në takim kryetarët e komunave Zubin Potok dhe Zveçan, Izmir Zeqiri dhe Ilir Peci me të cilët bisedoi për progresin dhe sfidat me të cilat ballafaqohen këto komuna duke shqyrtuar mundësitë për mbështetje ndaj bizneseve që operojnë atje.
Me këtë rast u nënshkruan edhe marrëveshjet ndërmjet ARBK-së dhe komunave Zubin Potok e Zveçan, nga drejtorja e ARBK-së, Lebibe Haliti dhe kryetarët Izmir Zeqiri e Ilir Peci.
Këto marrëveshje mundësojnë që tash e tutje bizneset e reja të regjistrohen si dhe të marrin shërbime të tjera në zyrat e ARBK-së, në komunat Zubin Potok e Zveçan./Arbresh.info
Abdixhiku thotë se 40 mijë mërgimtarë e mbështesin LDK-në: S...
Sara në darkën e të nominuarve: Driloni është personi më i b...
Sulm me thikë në Mbretërinë e Bashkuar, dy të vdekur e dy të...
Syzet inteligjente Ray-Ban bëhen me “ekrane televizive”
Si të përdorni teknologjinë për të përmirësuar shëndetin?
Cilat aplikacione u harxhojnë më së shumti baterinë e telefo...