Google ADS

Arbërie Nagavci mban konferencë për medie, Hoti të premten raporton në Kuvend

14:29 | 14 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, nënkryetarja Arbërie Nagavci, në konferencë.

Të premten deputetët e Kuvendit do të mblidhen edhe një herë në një seancë në mënyrë që të mund të votohen rreth 50 pika të mbetura nga seancat e kaluara, raporton Arbresh.info.

Pas kësaj po atë dit do të jetë një seancë tjetër ku në interpelancë do të jetë kryeministri Avdullah Hoti, kështu tha në një konferencë për media nënkryetarja e Kuvendit Arbërie Nagavci pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë.

“Kryesia i ka shqyrtuar të gjitha pikat dhe u vendos që me 18 të mbahet një seancë ku rreth 50 pika të mbetura të hidhen serish në votim. Pas kësaj seance do të jetë seanca e re po atë dit më disa pika dhe interpelanca e Kryeministrit e iniciuar nga Liburn Aliu”, ka thënë ajo. /arbresh.info/

Të ngjashme