Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, tashmë ka nisur punën për zgjedhjet e 22 tetorit.
“Të gatshëm për t’i ofruar Prishtinës një alternativë ndryshe, për t’i shpalosur qytetarit një vizion për zhvillim më të madh ekonomik, një infrastrukturë më cilësorë, një mjedis më të pastër, një arsim parauniversitar më të mirë, që e ndërton të nesërmen më të begatë për gjithë vendin”, thotë Vllahiu.
Postimi i plotë:
Me kandidatët për asambleistë të Prishtinës në takim. Me ndjenjën se një punë e madhe na pret për t’i bërë qytetarët e kryeqytetit pjesë të pandashme të ndërtimit të së ardhmes më ndryshe. Të gatshëm për t’i ofruar Prishtinës një alternativë ndryshe, për t’i shpalosur qytetarit një vizion për zhvillim më të madh ekonomik, një infrastrukturë më cilësorë, një mjedis më të pastër, një arsim parauniversitar më të mirë, që e ndërton të nesërmen më të begatë për gjithë vendin. Me asambleistët për Prishtinën, me forcën e mendjes dhe të shpirtit, për t’i dëshmuar kryeqytetit se jemi ata që mbajmë fjalën dhe premtimin e dhënë për një Prishtinë ku të gjithë do të gjejnë perspektivën e tyre; ku fëmijët sdo të ikin nga mjedisi i papastër; ku të rinjtë do të gjejnë vendin e tyre edhe për mësim, edhe për argëtim dhe për kujdesin për shëndetin; ku të gjithë, pa dallim gjinie do të jenë të barabartë. Për Prishtinën, qytet modern e urban, me nivel të lartë të arsimit e shërbimit shëndetësor. Për Prishtinën e nesërme me dashuri.
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...
Rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan, Rama: Shprehim ngushëlli...