Google ADS

Arben Vitija kritikon Armend Zemajn për angazhimin e specializantëve

16:24 | 26 Prill 2021
M. A.

Debat i ashpër po zhvillohet në Kuvendin e Kosovës mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe atij aktual Arben Vitia.

Përderisa ky i fundit u kritikua nga Zemaj, Vitia mori fjalën dhe replikoi me të.

Vitia i tha Zemajt se ka qeverisur 10 muaj, por dëmin që e ka shkaktuar është si për 10 vite.

“Është shqetësuese gjithë ato kundërthënie në fjalim që i patët z.Zemaj. Folët për specializime, gjëja me e lehtë është të nënshkruhen 1.400-2000 specializime.Në kohë pandemie të merren 1.400 punëtorë -ushtarë të kësaj pandemie nga vendet ku punojnë edhe merren direkt me pacientët në terren, ku nuk kanë çfarë të bëjnë se nuk kanë mentorë të mjaftueshëm e nuk e marrin as dijen e duhur -është një dëm që nuk mund të riparohet…Nuk po mundem me besu që dikush që ka qenë në MSH të vije në një konstatim të pabazuar.Ju kuptoj në petkun e opozitarit, çdo kritikë tuajen do ta marrë me seriozitet dhe çdo ofendim me shumë sporitivitet”, tha Vitia ndër të tjera në Kuvend./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme