Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia vizitoi ShSKUK-në me ç’rast uroi u.d. drejtoreshën, Dr. Narqize Arneliu – Hoxha për detyrën e re.
Ministri Vitia e siguroi Dr. Arenliu – Hoxha se do ta ketë gjithë mbështetjen në kuadër të kompetencave ligjore.
Gjatë këtij takimi ministri Vitia tha se përmirësimi i shërbimeve shëndetësore është mision i përbashkët, pavarësisht se detyrat dhe përgjegjësitë janë të ndara.
“Ju siguroj se do të keni përkrahjen time maksimale në punët që na presin bashkërisht për të përmirësuar shërbimet dhe rritur kapacitetet në ShSKUK”, tha ministri Vitia.
Nga ana e saj, u.d. drejtoresha Narqize Arneliu – Hoxha, e falënderoi ministrin Vitia për vizitën dhe përkrahjen në detyrën e saj të re.
Ministria Vitia, në takimin ku pjesëmarrëse ishin edhe udhëheqësja e Bordit të ShSKUK-së, Dr. Aida Rexhepi dhe anëtarja e Bordit, Dr. Agreta Gecaj, theksoi se rritja e buxhetit për shëndetësinë, duhet të reflektojë në mënyrë të shpejtë edhe në ngritjen e performancës dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.
Në fund të takimit, ministri Vitia dhe drejtoresha Arneliu – Hoxha u pajtuan për shtimin e dinamikës së punës dhe se brenda këtij viti prej ndryshime pozitive në shërbimet që ofron ShSKUK-së, gjë që do të reflektohet edhe me forcimin e besimit të qytetarëve në institucionet publike shëndetësore. /arbresh.info/
Fero: Për Vullnetin ka paragjykime, por brenda në shpirt ësh...
LDK: Qëndrojmë të bashkuar me popullin turk
Trepça pëson humbje në grupet e FIBA Europe Cup
Haradinaj mesazh komunitetit shqiptar në Amerikë: Kosova ka ...
Abdixhiku nga Rahoveci: Momenti për ndryshim është afër
Në 13 vite emigruan 550 mijë të rinj italianë, gjysma e të c...