Google ADS

Arben Vitia tregon nëse do të shtyhen zgjedhjet lokale

11:29 | 8 Shtator 2021
A Z

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia,  në konferencë për media është pyetur rreth mundësisë së shtyerjes së zgjedhjeve lokale.

Ai tha se një gjë e tillë mund të bëhet vetëm me rekomandim të ekspertëve shëndetësor.

“Është një vendim që do të merret nga ekspertet, çdo rekomandim i tyre do të respektohet”, tha ai.

Arben Vitia në këto zgjedhje po garon për kryetar të Komunës së Prishtinës.

Zgjedhjet lokale në Kosovë pritet të mbahen më 17 tetor./arbresh.info/

 

Të ngjashme