Google ADS

Arben Vitia takoi kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci

14:14 | 15 Shkurt 2023
K.B

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia ka vazhduar me vizitat në funksion të rritjes së kapaciteteve shëndetësore, me theks të veçantë realizimit të investimeve kapitale të cilat do të realizohen nga Ministria e Shëndetësisë.

Sot, Ministri Vitia u prit në takim nga kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me të cilin bashkëbiseduan lidhur me projektet të cilat do të ngrisin cilësinë dhe gamën e shërbimeve për qytetarët e Komunës së Drenasit.

Temë kryesore e bisedës ishte ndërtimi i QKMF-së, por edhe mundësitë tjera që qytetarëve t’u ofrohet infrastrukturë cilësore në nivelin primar të shëndetësisë.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci e njoftoi ministrin Vitia se sivjet është dyfishuar buxheti komunal në sektorin e shëndetësisë, si dhe e informoi se në këtë komunë shërbimet shëndetësore ofrohen nga 40 mjekë dhe 94 infermierë në QMF-të e Drenasit.

Që të dy u dakorduan për një bashkëpunim më efektiv sa i përket aspektit infrastrukturor apo edhe të furnizimit me pajisje shëndetësore që do të jenë në shërbim të qytetarëve. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme