Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi e ka quajtur maneken, ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.
Gjoshi për arbresh.info, tha se do të ishte më mirë që Vitia të merret më seriozisht me çështjen e pandemisë se sa të paraqitet nëpër konferenca shtypi me mindila, sikur të ishte një maneken,
“Tash po del në pah edhe një defekt i kësaj qeverie. Ne kemi kërkuar vazhdimisht teste më shumë dhe kjo nuk po e pranon . Sot kemi 500 njerëz që janë të izoluar e të cilëve nuk u është bërë testi hala. Është mirë që kjo qeveri të orientohet në atë fushë. Ministri Vita ma shumë se sa doket si maneken nëpër konferenca shtypi me mindila nëpër xhep, është mirë t’i kthehet punës së vet dhe të merret me çështjen e pandemisë dhe t’u siguroj njerëzve teste, sepse janë i vetmi shpëtim”, ka thënë Gjoshi. /arbresh.info
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit