Arben Vitia e pranon humbjen, uron Përparim Ramën

21:27 | 14 Nëntor 2021
A. B.

Kandidati i VV-së për Prishtinën, Arben Vitia, ka pranuar humbjen e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.

Vitia, me anë të një konference të thirrur për media, ka thënë se Prishtina ka një kryetar të ri dhe ai është Përparim Rama, kandidati i LDK-së për Prishtinën.

“Sipas rezultateve që i kemi edhe nga komisionarët, Prishtina tashmë e ka një kryetar të ri dhe ai është z.Përparim Rama. Shfrytëzoj rastin të falënderoj qytetarët e Prishtinës dhe z. Rama po ashtu, për një kulturë të përgjithshme dhe një fushatë shumë korrekte e cila e karakterizoi qytetarinë e Prishtinës”, deklaroi ai.

Tutje, ai e fajësoi angazhimin e vonë të LVV-së në fushatë për humbje të Prishtinës. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme