Universiteti i Prishtinës nga sot ka një rektor të ri.
Me 6 vota për, rektor i UP-së është zgjedhur profesori Arben Hajrullahu ndërsa kanë qenë gjithsej 4 kandidatë që kanë aplikuar për këtë pozitë, shkruan Arbresh.info.
Kështu bëri të ditur Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci e cila tha se i gjithë procesi i përzgjedhjes ka qenë transparent e i bazuar në meritokraci.
“Tashmë kemi arritur të krijojmë një praktikë që do të transformojë rrënjësisht mënyrën e zgjedhjes së Rektorit, mbarëvajtjen e punës dhe avancimin e performancës në Universitetin e Prishtinës. Mbështetja jonë për UP-në do të vazhdojë ngase ky institucion e meriton të shndërrohet në mjedis akademik ku mbizotëron cilësia intelektuale.”, ka shkruar ajo.
Tutje ajo ka falënderuar rektorin e deritanishëm, Qerim Qerimi dhe ekipin e tj për punën dhe angazhimin e tyre.
“Falenderoj Këshillin Drejtues të UP-së për punën që e kanë bërë në gjithë këtë proces. Jam mirënjohëse për bashkëpunimin korrekt të tyre dhe të kolegëve tjerë për mbështetjen pa kushte në angazhimin tonë të përbashkët drejt integritetit akademik e rendit institucional në këtë institucion.”, shtoi ajo.
“Pres që rektori Hajrullahu të punojë pa kompromis për shkencën e universitetin. “, u shrpeh Nagavci.
“Universitetit të Prishtinës e rektorit të ri u dëshiroj punë të mbarë e suksese!”, tha mes të tjerash ministrja e Arsimit./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...