Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, pas 21 ditësh përballje me koronavirusin thotë se po ndihet mirë dhe që një javë nuk ka simptoma.
Ai ka thënë se ka bërë edhe testin dhe është në pritje të rezultatit.
“Ka një javë që nuk kam simptoma, në konsultim me mjekët konsiderohem i shëruar. 21 ditë pas simptomave të para, 19 ditë pas diagnostifikimit, një javë prej simptomave të fundit. Në konsultime me mjekët infektologë konsiderohem i shëruar”.
Gashi thotë se pasi konsiderohet i shëruar ka filluar edhe të dalë dhe i është kthyer angazhimeve profesionale.
“Po ndihem mirë, nuk kam asnjë problem. Kam filluar t’i kthehem angazhimeve profesionale”./KlanKosova/
Barcelona në finale të Superkupës së Spanjës
Darkë romantike mes Drilonit dhe Sarës: Të dy duam të dimë s...
Humb jetën një 45-vjeçar në Shkodër, pësoi arrest kardiak gj...
Hamza premton rritje të pagave për zjarrfikësit, sigurim shë...
Bentacur pëson lëndim të rëndë
Kampionia bie për herë të dytë në Prizren këtë sezon