Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka treguar se ish i Dërguari Special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, u kishte dhënë LDK-së 7 ditë kohë që ta rrëzojnë Qeverinë Kurti 1.
Ai tregon se ka pasur mesazh të qartë nga Grenell drejtuar LDK-së për këtë çështje dhe se sa herë kalonin ditët pa ndodhur gjë, presioni rritej.
”Ne kemi pasur në mënyrë të saktë dhe të qartë të shkruar se kemi 7 ditë për të rrëzuar qeverinë. Dhe çdo ditë ka ardhur mesazh, 7, 6 , 5 nuk ka asgjë të re dhe mezi i kemi nxjerrë tri ditë të reja. E ka thënë vetë ambasadori amerikan se ata kanë bërë presion për ta rrëzuar”, thotë Gashi në Kanal 10.
Ai tutje tregon se qasja e Qeverisë Kurti është arrogante ndaj opozitës. Ai thotë se sa herë që dalin me propozime në Kuvend, marrin akuza nga pozita por që thotë se sjellje të tilla të dërgojnë drejt rënies së besimit nga populli.
“Tashmë ne ke kemi marrë çmimin për atë punë., e kemi paguar. I takon të shkuarës. Kthehemi në ditët e sotme. Zoti Kurti ka një qeveri me një rezultat të jashtëzakonshëm si pasojë e atyre që ndodhën. Ne kemi marrë mësimin tonë. Mendoj se qasje e tyre ndaj opozitës në Kuvend është agresive. Sa herë dalim me ndonjë propozim ata na thonë se juve ju ka treguar populli ku e keni vendin. Po në rregull ne kemi këtë rezultat prej 13#, por 13% e popullit janë me në. 5% i kanë fituar ata por 50% është në anën tjetër. Por mos të harrojmë se me këso sjellje edhe ne kemi rënë dhe besoj edhe këta”, përfundon ai.
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...