Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike, Arben Gashi, duke i dal në përkrahje kryeministrit Avdullah Hoti, lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se të gjithë e dinë se nuk kemi fuqi me caktuar kohen e as pjesëmarrjen në bisedime me Serbinë.
Duke komentuar dërgimin e Ibrahim Makollit në ekipin e dërguar në Bruksel, Gashi në seancën që po zhvillohet, tha se ai është në rrjedha për dhunën, vrasjet dhe të gjithë atë çka ka ndodhur në atë kohë, pasi ka qenë kryetar i KLMDNj-së.
“Unë e di që ju e dini që ne nuk mundemi me caktuar kohën, saktë e dini të gjithë, nuk ke fuqi me caktuar kohën, nuk ke fuqi me refuzuar pjesëmarrjen në bisedime, sepse është përtej. Ti vendos mos me shkuar, por masandej vendos me shkuar se nuk ke qare pa e përfaqësuar vendin tënd ose nuk vendos hiq se të shkarkojnë krejt”, tha ai.
Ai tha se deputetët e VV-së, vetëm Vuçiqit po ia përmendin emrin.
Menjëherë ka reaguar shefi i grupit të VV-së, Rexhep Selimi.
“Po thoni që e kemi përmend Vuçiqin 48 herë, më së pari këtë numrin 48 e shpifët, por sidoqoftë edhe 48 herë ne e përmendim Vuçiqin sepse më mirë është me përmend se sa me bashkëpuu me Vuçiqin. Edhe këtu jeni si Thaçi, shkonte dhe fliste me Vuçiqin dhe na thoshte po e përmendni Vuçiqin, shkonte e fliste me Serbinë dhe thoshte po e përmendeni Serbinë, po e përmendim se na keni pru te hunda me Vuçiqin dhe Serbin dhe është krejt normale“, tha ai.
Ai tha se po thonë se ka transparencë, por ata si deputet nuk dinë asgjë çka është diskutuar brenda por kanë dëgjuar vetëm në media.
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...