Arben Gashi: Kurti e largoi Kosovën nga marrëveshja finale

14:34 | 13 Shkurt 2023
A Z

Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, deklaroi se kryeministri Albin Kurti, premtoi rishikimin e marrëveshjeve të nënshkruara ne Bruksel, por i nisi vetëm tri, e në asnjërën s’pati sukses.

Sipas tij, Kurti i rishikoi marrëveshjet për dokumentet personale, për çështjen e targave dhe për energjinë, por nga këto marrëveshje, sipas Gashit, Kurti e largoi Kosovën nga marrëveshja finale.

“Ajo që shohim ne sot është një kryeministër ndryshe. Në fillimet e veta tha jo negociata vetëvendosje. Tha jo dialog por dialog me parime. Tha do të dialogojmë vetëm me serbët e Kosovës jo me Serbinë, sot dialogon me Serbinë pa mbajtur as një parim. Tha se marrëveshjet me Serbinë do të rishikohen. Në kërkim të tradhtisë nga paraardhësit e tij u shndërrua në një ndjekës të rrugës së tyre. Kishit thënë se Pavarësia e Kosovës nuk do të bëhet kurrë dhe nuk do të njihet nga Amerika, ajo e shpalli pavarësinë dhe e njohu Amerika dhe ajo e ndihmoj në rrugën e saj. Ju ishit gati të fundit që e njohët Pavarësinë e Kosovës, e njohët vetëm atëherë kur dëshiruat që të vinit në pushtet. Sipas asaj që thoni dhe bëni jeni larg”, tha Gashi në Kuvend./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme