Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka bërë thirrje përmes një fjalimi në Kuvend që të jenë të bashkuar dhe ta shtyjnë përpara procesin e demarkacionit.
Gashi ka theksuar se deputetët janë të ndarë dhe kanë rënë në kauzën për pushtet.
“Sot ne kemi para vetës një çështje konkrete e cila ka shkaktuar shumë përçarje dhe armiqësi në mes nesh. Këtu ka njerëz që kanë qenë në gjendje ta bombardojnë vendin për kauza. Sot si kurrë më parë jemi të ndarë në ne dhe ju, dhe në përhapës të urrejtjes për qëllimin e tyre politik. A jemi duke punuar që ta dimë ku është kufiri dhe ta gjejmë zgjidhjen, apo kemi rënë në gracën e kauzën për pushtet. Gjendja ka ndryshuar pak, sepse disa janë ulur në ulësen e pushtetit dhe kanë tjetër pozicion”, ka thënë Gashi.
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani