Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se negociatat për arritjen e koalicionit me Vetëvendosjen, kanë një proces që rrëmben kohë.
Ai shton se në këtë mënyrë është krijuar një model i mirë diskutimi.
”Është një proces që kërkon kohën e vet. Është ndërtuar një model i mirë i diskutimit”.
”Kemi hyrë në fazën e dytë kur është dashur ta bëjmë parimin për qeverisjen. Parimi i parë që është kërkuar ka qenë barazia së pjesëmarrjes në pushtet.
”Parimi i dytë që është ndërtuar është që qeverisja të jetë integrale dhe unike. Që të mos krijohen përshtypje që në një anë të jenë ministra të LDK-së e në anën tjetër të ketë ministra të VV-së dhe qeveria të funksionojë si dypolare”.
”Ideja është që të kemi një qeverisje unike e bazuar mbi një program që do të ketë rezultate”.
Por a mund të ketë një qeveri ndryshimi, nëse ka mosmarrëveshje të tilla siç kanë ndodhur deri më sot?
”Mund të mos pajtohem këtu, sepse kemi disa elemente”.
”Elementi i parë që ka të bëjë me këtë koalicion është ai i procesit zgjedhor, numërimi dhe rinumërimi’’.
’’Po të ishte bërë një koalicion formal, që në natën që kanë dalur rezultatet, prapë kjo kohë do të merrej sepse do të merrte kaq kohë në konstituimin e institucioneve”, njofton Klan Kosova.
”Tani jemi në kohën limit sepse presidenti veçse e ka caktuar datën e seancës konstituive”.
”Presidenti Thaçi ka përdorur afatet e limitit maksimal brenda kohësh. Brenda ditësh do të kemi seancën e parë që do të merret me zgjedhjen e organeve të Kuvendit nëse do të kemi marrëveshje”.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...