Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, ku u shqyrtua shkelja e rregullores nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.
Gashi ka thënë se veprimi i Veselit nuk ka qenë në përputhje me Kushtetutën.
Por ai ka theksuar se gjuha e Frashër Krasniqit ishte agresive dhe me tendencë konfliktuoze.
“Ajo çka ndodhi në seancë nuk u kuptua mirë pse ndodhi. Normalisht që u vërejt një gjuhë agresive e deputetit. Në fakt deputeti filloi fjalimin me një tendencë konfliktuoze, por veprimet e Veselit ishin jo të rregullta”, ka thënë Gashi, raporton lajmi.net.
Ai gjithashtu ka përmendur kohën kur Vetëvendosja ka përdorur gaz e ka hedhur vezë në Kuvend, kurse Veseli nuk ka marrë masa përjashtuese.
“Kemi pas raste Glauk kur na keni gjujt me gaz e me vezë, dhe kryetari i Kuvendit nuk merrte asnjë masë”, ka thënë Gashi.
Kurse deputetët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu dhe Glauk Konjufca e kanë cilësuar vendimin e Veselit si arbitrtrar.
“Kadri Veseli është njeri autoritar dhe Kuvendin e ka bërë si institucion privat”, ka thënë Haxhiu.
Kurse Konjufca deklaroi se Veseli e udhëheq seancën sipas qefeve personale, por jo sipas ligjeve.
Ndryshe në seancën e sotme kryeparlamentari Veseli, ia ndaloi fjalën deputetit Frashër Krasniqi.
“Dola këtu me ju pa në sy juve deputetëve të PDK-së e edhe juve të LDK-së disa. E me jau bo një pyetje të sinqertë”, ishin fjalët e Krasniqit para se Veseli ta ndërprerë. /Lajmi.net/
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ndërpr...
Edi vjen në studion e Prime, Dini e ngacmon: “A pate ka me h...
Moti i keq- Policia Rrugore e Shqipërisë thirrje drejtuesve ...