Pushteti dhe opozita po afrohen pak drejt një dakordimi për formimin e një komisioni hetimor parlamentar për çështjet e energjisë elektrike. Kjo pasi kryeparlamentari Glauk Konjufca e solli një interpretim të zyrës ligjore të Kuvendit për këtë çështje.
Edhe me një interpretim të deputetes Doarsa Kica, gjërat u bënë më të mundura.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi e propozoi konjufcën për kryetar të këtij komisioni, pas diskutimeve se kush do të duhej ta udhëhiqte atë, raporton Gazeta Express.
“Unë propozoj që kryetar i këtij komisioni të jetë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Faleminderit”, tha ai.Paraprakisht, Gashi, i cili në fillim të seancës paralajmëroi përplasje ndërsa e quajti jokushtetuese përpjekjen e pozitës për formimin e një komisioni hetimor parlamentar.
“Më në fund po vijmë te zëri i arsyes”, tha Gashi. “Na u dashtë gjithë ky debat me mbërri deri te arsyeja”.
Pushteti dhe opozita po diskutojnë sot në Kuvendin e Kosovës në lidhje me formimin e një komisioni hetimor parlamentar për t’i hetuar zhvillimet në sektorin e energjisë elektrike në Kosovë. Pasi opozita fillimisht kishte kërkuar formimin e një komisioni që do ta hetonte shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe rrethanat para e pas këtij vendimi, LVV-ja erdhi me një kundërpropozim dhe dëshiron një komision që do t’i hetojë çështjet e energjisë elektrike që nga viti 2006.
ATK-ja mblodhi gati 1 miliard euro të hyra sivjet, kontribuu...
Përurohen sportelet digjitale në Klinikën e Kirurgjisë në QK...
Enis Bardhi po i bashkohet gjigantit kroat
Hovenier: Kosovë, gjithmonë do të kesh një vend të veçantë n...
Arrestohet në Iran gazetarja italiane, shkoi për të raportua...
Petrit Kryeziu emërohet Kryeprokur i Prizrenit