Arben Ahmeti ka thënë se në raportin e Dick Martyt përmenden figura si Hashim Thaçi, Xhavit Haliti, Kadri Veseli, Azem Syla, Fatmir Limaj, Shaip Muja, Sabit Geci, e Sami Lushtaku – Grupi i Drenicës.
Sipas gazetarit Ahmeti, përcjell Telegrafi, aty përmendet edhe Ramush Haradinaj, por vetëm tek referencat e raportit.
“Në fakt prej këtyre emrave, ndoshta pak më lehtë do të kalojnë në këtë proces Haradinaj dhe Limaj. Gjykata e Hagës, kur i ka hetuar Limajn e Haradinajn, i ka hetuar për një kohë të caktuar të luftës. Nuk besoj që një gjykatë tjetër do të hetojë për të njëjtën periudhë kohore, kështu që unë mendoj se që këta dy persona mund të ndihen më rehat”.
“Kështu që kushdo që është përmendur në raportin e Dick Martyt, duhet ta dijë që do të shkojë atje”, ka thënë ndër tjerash Ahmeti në emisionin “Debat D Plus”, të RTV Dukagjinit.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...