Arbana Xharra: Vendimi ndaj Sekiraqës, vulë e kalbjes së drejtësisë

11:09 | 20 Tetor 2017
arbresh.info

Anëtarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbana Xharra, thotë se vendimi i fundit i Gjykatës së Apelit është vulë e kalbjes së sistemit të drejtësisë në krye me EULEX-in, shkruan arbresh.info.

“Lirimi i Enver Sekiraqës është vula e kalbjes së sistemit tonë të drejtësisë në krye me EULEX-in. Kjo çka ka ndodh është dëshmi se ky sistem nuk ka shpëtim as me reformim. Është alarmante për Kosovën, në duar të çfarë “drejtësie” kemi mbetë!,” ka shkruar Xharra në Facebook.

Gjykata e Apelit të enjten, ka marrë  vendimin për lirimin nga paraburgimi dhe zëvendësimin e masës me arrest shtëpiak për të dënuarin, Enver Sekiraqa,  nga gjykata e shkallës së parë me 37 vjet burgim për nxitje të vrasjes së policit të Kosovës, Triumf Rizës.

Pasditen e të enjtës Policia e Kosovës, ka marrë Sekiraqën nga Shërbimi Korrektues i Kosovës për ta përcjellur në shtëpinë e tij.

Lënda e Enver Sekiraqës është duke u trajtuar në shkallën e dytë nga Gjykata e Apelit./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme