Google ADS

Arbana Xharra thyen heshtjen, ja çfarë shkruan në Facebook

23:40 | 9 Maj 2017
M. A.

Ish-kryeredaktorja e gazetës “Zëri”, Arbana Xharra, e cila sot u bë zyrtarisht anëtarja më e re e Partisë Demokratike të Kosovës, ka thyer heshtjen në rrjetet sociale, pas kritikave të panumërta që mori për vendimin e saj për të hyrë në politikë e për t’iu bashkuar radhëve të partisë më të madhe në vend, që deri vonë e kritikonte rregullisht.

“Çka ka najsen te re, se s’kesh knej”, ka shkruar Xharra me sarkazëm në llogarinë e saj në Facebook.

Xharra është prezantuar sot në një konferencë nga kreu i PDK’së, Kadri Veseli, si anëtarja më e re e partisë.

Gazetarja ka thënë se i është bashkuar PDK’së “pa kushte”.

18387222_1159786204149811_81151977_n

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme