Arbana Xharra aderon në PDK

11:24 | 9 Maj 2017
Arbresh.info

Gazetarja Arbana Xharra i ka dhënë fund profesionit të gazetarisë dhe është bërë pjesë e politikës. Pak kush nga lexuesit e saj do ta beson, por ajo tashmë është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, partisë të cilën deri pak muaj më parë e ka kritikuar ashpër, duke i quajtur edhe parti të krimit e korrupsionit.

Portali INFOKUSI nga burime të saj brenda partisë ka marrë vesh që Xharra ka pranuar ofertën e PDK-së dhe tani vetëm pritet të bëhet publike në një konferencë për media. Lajmin e ka konfirmuar për portalin “INFOKUSI” edhe njëri nga ministrat e PDK-së por është lutur që mos të bëhet publike një gjë e tillë derisa të publikohet zyrtarisht nga vetë Xharra.

Arbana Xharra, siç ka bërë të ditur i njëjti burim tashmë ka dhënë dorëheqje edhe nga pozita të cilën e ka mbajtur deri më tani si kryeredaktore e gazetës “Zëri”.

Xharra ka disa ditë që ka filluar negociatat me PDK-në, por dje është finalizuar marrëveshja dhe ajo ka pranuar ofertën por nuk dihet ende me çfarë pazari, çfarë posti i kanë ofruar.

Ajo dje është parë në kafiterin “Bonvivant” në Prishtinë, me këshilltarin e Kadri Veselit, Uran Ismailin i cili është edhe pronar i këtij lokali. Në këtë takim siç ka mësuar “INFOKUSI” është biseduar edhe për organizimin e konferencës ku do të bëhet publike kalimi i Xharrës në PDK.

Ngjashëm sikur edhe Margarita Kadriut, pronares dhe kryeredaktores së gazetës “Kosova Sot”, do t’i organizohet një pritje në PDK edhe Arbana Xharrës.

Vetëm se dallim tani është së, Margarita Kadriun kur kishte aderuar në PDK, para zgjedhjeve të vitit 2014 e kishte pritur me lule kryetari i atëhershëm i PDK-së, Hashim Thaçi, ndërsa tani Arbana Xharrën do ta pres kryetari aktual i kësaj partie, Kadri Veseli. Portali “INFOKUSI” ka marrë vesh se ‘mesiti’ i saj për të hyrë në PDK ka qenë, ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Blerand Stavileci i cili prej kohësh ka raporte miqësore me Xharrën.

Ky burim ka treguar se Stavileci ka bindur edhe disa emra të tjerë të njohur t’i bashkohen PDK-së e ata do të behën të ditur ditëve në vazhdim.

Një femër tjetër e cila po flitet se shpejti do t’i bashkohet PDK-së e që është figurë e njohur në gazetari, por akoma nuk e ka konfirmuar, është po ashtu shoqe e ministrit Stavileci.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme