Google ADS

Arban Hisari raportohet i zhdukur, policia e familja kërkojnë ndihmën e qytetarëve për ta gjetur

15:38 | 30 Dhjetor 2024
A Z

Arban (Dashnor) Hisari, një 26 vjeçar nga Prizreni, është raportuar i zhdukur nga familja e tij më 24 dhjetor 2024.

Ai ka dalë nga shtëpia dhe që nga ajo ditë nuk ka pasur asnjë kontakt me familjarët.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me familjen, ka kërkuar në disa lokacione, por ende nuk ka mundur ta gjejë.

Policia apelon për ndihmë nga qytetarët se kushdo që ka informacion ose e ka parë Arbanin, mund të kontaktojë Policinë Rajonale në Prizren ose cilindo stacion të policisë në Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme