Arban Abrashi nuk shkon në debat me Shpend Ahmetin

19:39 | 8 Nëntor 2017
M. A.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se kandidati i saj për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, nuk do të marrë pjesë, ashtu siç është paralajmëruar nga RTV Dukagjini, në një debat televiziv në studiot e tij.

“Shtabi Zgjedhor i LDK-së njofton se paralajmërimi i publikuar për debatin televiziv në RTV Dukagjini është bërë pa pëlqimin tonë, përndryshe z. Abrashi sonte është në Klan Kosova, në Interaktiv KTV dhe në Gazeta Express”, thuhet në një njoftim të lëshuar nga LDK.

“Kandidati i LDK-së për Prishtinën, z. Arban Abrashi nuk iu ikë debateve, por po respektojmë orarin zyrtar të fushatës dhe përcaktimin tonë për debate mes kandidatit tonë për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi dhe kundërkandidatit të tij në 5 ditët e fushatës, në 5 televizione”, është shprehur LDK.

“Sipas agjendës së paracaktuar, z. Abrashi do të jetë prezentë sonte në disa programe televizive. Por, jo në RTV Dukagjini. Edhe aty do të jemi, për hir të shikuesve, por kur të dakordohemi paraprakisht. Paniku i humbjes e ka kapluar kandidatin e Vetëvendosjes. Pasi t’i kryejnë pazaret, Abrashi i pret në ballafaqimin 555, që nga e hëna Shpendin, Selimin, Rrahimin, Dardanin e të tjerë”, ka thënë LDK./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme