Harrojeni Kim Jong-un.
Arabia saudite mund të jetë vendi që do të fillojë luftën e tretë botërore, kështu shkruan e përditshmja britanike Express e cila analizon gjerësisht situatën në Lindjen e Mesme.
Me tensionet në pikën e vlimit, rajoni kërcënon të shpërthejë pasi princi saudit i kurorës, Mohammed bin Salman, javën e shkuar thelloi më shumë ndasitë e hershme. Më 4 nëntor, kryeministri libanez, Saad Hariri shokoi rajonin kur nga Riadi lajmëroi dorëheqjen e tij.
Financial Times shkruante se ai e lexoi deklaratën e dorëheqjes me bindjen e një viktime rrëmbimi, duke ndezur aludimet se ai ndodhej në riad në kundërshtim me vullnetin e tij. Ai fajësoi Iranin për destabilizimin e Libanit përmes hesbollahut, e kjo ishte në një linjë me sauditët që fajësojnë iranin për pjesën më të madhe të problemeve të rajonit.
Natën që Hariri dha dorëheqjen, një raketë që kishte në shënjestër Riadin, u hodh nga rebelët e mbështetur nga Irani, në Jemen. Princi Mohammed, akuzoi Iranin për akt lufte pasi është ai që furnizon milicitë me armë.
Libani po ashtu është akuzuar se po ndez luftë për shkak të agresionit të hezbollahut. Arabia saudite ka kryesuar bllokadën ndaj Katarit pasi e akuzoi se mbështeste shtetin islamik dhe hezbollahun. Kështu, mbretëria ka dyfishuar armiqtë e saj dhe po përqendrohet tek Irani ndërsa konflikti duket se do të përshkallëzohet.
Presidenti amerikan Donald Trump ka marrë një qëndrim të ashpër ndaj Iranit dhe mund të mbështesë sauditët në një konflikt të mundshëm. Si pasojë, kërcënimet e Kim Jong un-it në azinë juglindore, mund të mos jenë kërcënimi më i madh pasi një konflikt tjetër po ravijëzohet.
Raketa e hedhur nga rebelët jemenitë ka pak gjasa të jetë provokimi i fundit në rajon, ndaj, lufta e tretë botërore mund të shpërthejë atje ku analistët dhe komentatorët nuk e kishin menduar më parë.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?