Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani dhe drejtori i QKMF-së “Dr. Nexhat Çuni”, Fevzi Sylejmani, kanë pritur në një takim përfaqësuesit e organizatës zvicerane Accesible Quality Healthcare (AQH), në krye me udhëheqësin Nicu Fota.
Në këtë takim udhëheqësi i AQH-së, Fota, potencoi se AQH-ja do të vazhdojë të mbështesë edhe për 4 vite të ardhshme shëndetësinë në Mitrovicë, në kuadër të projektit për mbështetje në sektorin e Shëndetësisë në disa nga Komunat e Kosovës.
“Do të vazhdohet edhe me fazën e dytë të këtij projekti, sepse faza e parë e projektit ka shkuar shumë mirë dhe bashkëpunimi ka qenë i shkëlqyeshëm me komunën dhe QKMF-në. Ky projekt është i orientuar në tri pika, duke filluar me ofrimin e shërbimeve më të mira shëndetësore, pastaj fuqizimin dhe vetëdijesimin e qytetarëve për të drejtat në marrjen e shërbimeve shëndetësore, dhe mbështetja e ngritjes profesionale”, tha ndër të tjerash Fota.
Ndërsa, kryetari Bahtiri ka falënderuar dhe vlerësuar lartë kontributin e AQH-së, për realizimin me sukses të projektit gjatë katër viteve të kaluara, si dhe për vazhdimin e projektit duke përkrahur sektorin e shëndetësisë, në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore.
Po ashtu edhe drejtoresha për Shëndetësi, Erseka Hasanaj Barani, theksoi se AQH-ja janë partnerë shumë bashkëpunues, dhe falë ndihmës së tyre në realizimin e projekteve për sektorin e shëndetësisë, kanë arritur të krijojnë kushte më të mira për qytetarët mitrovicas.
Në fund, udhëheqësi i AQH-së, Fota, në shenjë falënderimi për bashkëpunimin e treguar në raport me ofrimin e shërbimeve më të mira shëndetësore për qytetarët e Mitrovicës, i dhuroi një mirënjohje simbolike kryetarit Bahtiri.
/arbresh.info/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...