Parlamenti Evropian edhe zyrtarisht ka aprovuar kërkesën për hetimin e brendshëm ndaj Komisionerit për Zgjerim të BE-së, Olivér Várhelyi për gjoja favorizimin e Serbisë gjatë negociatave të zgjerimit të bllokut.
Eurodeputeti holandez që inicoi kërkesën, Thijs Reuten, është shprehur i lumtur për këtë. Ai një gjë të tillë e ka bërë të ditur në ‘Twitter’, raporton arbresh.info.
“Me 357 vota pro, 180 kundër dhe 95 abstenime, Parlamenti Evropian ka miratuar kërkesën e deputetit holandez, Thijs Reuten ndaj Komisionit për ta hetuar Komisionerin Várhelyi rreth rolit të tij në Ballkanin Perëndimor. Mirëpresë përfundimin e këtij hetimi”, ka deklaruar Reuten në ‘Twitter’.
That’s right. With 357 in favour, 180 against and 95 abstentions, the European Parliament adopted my call on the Commission to investigate Commissioner Várhelyi over his conduct in the Western Balkans.
I look forward to the results of the investigation. https://t.co/tBQ2ePsymg pic.twitter.com/RFaB0JvcOX
— Thijs Reuten 🇪🇺🌹 (@thijsreuten) January 19, 2023
Ligjvënësi holandez i qendrës së majtë të BE-së i cili ndihmoi në hartimin e raportit të parlamentit, tha se “roli i Komisionit është të mbrojë integritetin territorial të Bosnjë dhe Hercegovinës, të promovojë demokracinë në Serbi dhe të sigurojë paqen dhe stabilitetin në Mal të Zi dhe Kosovë – jo ta bëjë të kundërtën”.
Ai po hetohet nga Parlamenti Evropian për shkelje të Kodit të Sjelljes së BE-së./arbresh.info/
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...