Kërkesa e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që të zgjatet orari i lëvizjes në komunën e Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut është aprovuar.
Të dyja këto komuna aktualisht janë në zonën ë kuqë dhe masat kufizues të lëvizjes fillojnë nga ora 19:00.
Lajmin e ka konfirmuar në një prononcim për arbresh.info zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Elezi thotë se KQZ ka kërkuar zgjatjen e orarit të lëvizjes për të paktën edhe dy orë të tjera për votuesit, kurse për stafin zgjedhor dhe vëzhguesit aq sa do të jetë e nevojshme.
“Është aprovuar kërkesa e KQZ-së që të zgjatet orari i lëvizjes në komunën e Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut, të cilat aktualisht janë në zonën e kuqe dhe masat kufizuese të lëvizjes fillojnë në orën 19:00. KQZ-ja ka kërkuar zgjatjen e orarit të lëvizjes edhe për të paktën dy orë të tjera për votuesit, ndërsa për aq sa do të jetë e nevojshme për stafin zgjedhor dhe vëzhguesit”, ka thënë Elezi për arbresh.info
Kujtojmë që të dielën më 29 nëntor, do të mbahen zgjedhjet e parakohshme në dy komunat e Kosovës, Podujevë dhe Mitrovicë e Veriut./arbresh.info/
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok