Aprovohet kërkesa e Gucatit në Speciale, nuk dëshiron fotografi me oficerin e sigurisë!

15:30 | 1 Tetor 2020
Arbresh.info

Ka nisur seanca e parë gjyqësore ndaj kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK), Hysni Gucati.

Avokati i kryetarit të OVL-UÇK, Hysni Gucatit, para seancës ka kërkuar që fotografja e seancës mos ta fotografojë atë afër me oficerin e sigurisë në sallë, shkruan arbresh.info.

Kjo kërkesë është miratuar nga gjyqtari i këtij institucioni.

“Është një praktikë e zakonshme që në një seancë gjyqi. Kur një i dyshuar që është në paraburgim është i shoqëruar me oficerë të sigurimit”, ka thënë gjyqtari.

Megjithatë, ai ka urdhëruar fotografen që ta bën fotografinë pa e kapur policin apo ndryshe oficerin e sigurisë./Arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/679607696289820

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme