Apostolova viziton projektet e financuara nga BE-ja në Zveçan

13:08 | 5 Shtator 2017
Arbresh.info

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë Nataliya Aposotlova ka vizituar gjatë ditës së sotme katër projekte të financuara nga BE-ja në komunën e Zveçanit, në vlerë prej 2.85 milionë eurosh, raporton portali arbresh.info

Apostolova viziton projektet e financuara nga BE-ja në Zveçan

Apostolova ka thënë se këto projekte do të shërbejnë në të mirë të qytetarëve të Zveçanit.

Ajo është shprehur e lumtur për inaugurimin e sistemit të ujësjellësit që do të përmirësojë cilësinë e ujit, fillimin e ndërtimit të sallës sportive dhe sistemin e trajtimit të ujërave të zeza.

“Përmes këtyre projekteve të rëndësishme BE -ja dëshiron të përmirësojë jetën e fëmijëve, infrastrukturën dhe mirëqenien e qytetarëve të Zveçanit”, është shprehur Apostolova.

Apostolova viziton projektet e financuara nga BE-ja në Zveçan

Shefja e BE-së në Kosovë është njoftuar për së afërmi me projektet e financuara në vendndërtimin e sallës së re sportive në fshatin Zhitkovc, në shkollën fillore “Vuk Karaxhiq”,  projektin për ndërtimin e sistemit për trajtimin e ujërave të zeza, pranë shkollës “Vuk Karaxhiq”, si dhe projektin e ujësjellësit, pranë ujëmbledhësit në Zveçan./arbresh.info/

Apostolova viziton projektet e financuara nga BE-ja në Zveçan Apostolova viziton projektet e financuara nga BE-ja në Zveçan Apostolova viziton projektet e financuara nga BE-ja në Zveçan

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme