Google ADS

Apostolova: Vizat të hiqen sa më shpejt, zhgënjyese emërimi i kriminelëve të luftës në pozita politike

15:19 | 29 Maj 2019
Arbresh.info

Pas publikimit të Raportit të Progresit për Kosovën  nga Komisioni Evropain ka folur shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova.

Ajo duke përmendur liberalizimin e vizave ka thënë se tashmë janë përmbushur të gjitha kriteret, shkruan arbresh.info.

Teksa ka thënë se në raport rekomandohet liberalizimi sa më i shpejtë ka kërkuar nga shtetet anëtarë të gjendet zgjidhje sa më shpejt.

“Në raportin aktual theksohet që të gjithë kriteret janë përmbushur, ku Komisioni dhe Parlamenti Evropian rekomandojnë liberalizmin e vizave për Kosovën, që të ndodh sa më shpejt që të jetë e mundur.  Mendoj që kjo është gjuha më e fortë që kemi pa deri më tani në raport, që të gjitha shtetet anëtare të gjejnë një zgjidhje sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë Apostolova.

Ajo ka thënë gjithashtu se emërimi i kriminelëve të luftës në pozita të larta është një zhgënjim dhe kundër vlerave evropiane.

E taksën 100% vendosur për produktet serbe uruar të largohet sa më parë.

“Funksionimi i Kuvendit minohet nga vonesat në aktivitetet legjislative, mungesa e kuorumit. Shpesh vendimet e qeverisë nuk janë as në linjë me të. Tarifa 100 për qind nuk është në dobi dhe shpresojmë që të tejkalohet së shpejti. Emërimi i kriminelëve të luftës në pozita të larta është një zhgënjim dhe kundër vlerave evropiane. Në arsim, nevojitet shumë më tepër angazhim politik. Sa i përket mjedisit, shohim se nevojitet angazhim i madh dhe institucionet e Kosovës duhet të punojnë shumë më me seriozitet”, tha ajo.

E në raportin e Komisionit Evropian thuhet gjithashtu se Kosova ka shënuar progres në përmirësimin e sundimit të ligjit dhe administratës publike./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme