Google ADS

Apostolova uron Rekën, premton mbështetje të fortë

17:07 | 11 Shkurt 2020
Arbresh.info

Ambasadorja e BE-së Nataliya Apostolova uroi sot Ministrin e ri për Integrime Evropiane Blerim Reka për emërimin e tij.

Ajo tha se Ministria duhet të marrë rolin kryesor në koordinimin e përpjekjeve të qeverisë për të përshpejtuar reformat dhe zbatimin e MSA-së.

Ajo u pajtua që korrupsioni, krimi i organizuar dhe abuzimi me burimet publike paraqesin një rrezik strategjik për Kosovën dhe premtoi mbështetje të fortë në luftimin e këtyre fenomeneve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme