Apostolova tregon se çka i tha Albin Kurtit

13:29 | 21 Mars 2018
Arbresh.info

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka thënë se është e tronditur nga veprimet në Kuvendin e Kosovës.

Ajo ka deklaruar se është takuar me Kurtin dhe ia ka shprehur atij pakënaqësinë për veprimet e partisë së tij, raporton Arbresh.info.

“Këto ngjarje janë me të vërtetë jopopuliste. Jam e tronditur me këtë që ndodhi sot, veprime që kanë të bëjnë me lirimin e gazit lotsjellës në vendin më demokratik të një shteti është kundër principeve të BE-së. Sjell Kosovën prapa në rrugëtimin e saj për zhvillimin demokratik dhe është me të vërtetë e rrezikshme. Takova zotëri Kurti n dhe ia shpreha atij pakënaqësinë time për veprimet që po ndodhin në Kuvend”, ka thënë Apostolova.

Apostolova ka thënë se shpreson që sot do të ketë një vendim përfundimtar për demarkacionin./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme